U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

13 Nëntor 2025 | 10:14

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shfaqur për herë të parë në publik pas lirimit të tij nga burgu. Sarkozy është parë teksa vrapon në brigjet e Senës dhe shijon lirinë pasi qëndroi disa ditë në qeli pasi u dënuar me 5 vite burg.

Ai ishte i veshur me një kostum sportiv të errët dhe i shoqëruar nga truproja i tij teksa zhvillonin aktivitet fizik pak orë pasi u liruar. Sarkozy u dënua me 5 vite burg për fondet që kishte pranuar nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi. Ai u lirua brenda pak ditësh pas problemeve të sigurisë në burg dhe ankimimit të vendimit nga avokatët.

Seanca e apelit është planifikuar për muajin mars të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë jashtë Francës. Mediat franceze raportojnë se ish-presidenti po mendon edhe për një lëvizje të re politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026