Studimi: Shkalla e hipertensionit tek fëmijët është dyfishuar në 20 vjet
Shkalla e fëmijëve dhe adoleshentëve që jetojnë me presion të lartë të gjakut në nivel global është pothuajse dyfishuar. Shkaktarë të kësaj rritjeje janë kombinimi i dietave të pashëndetshme, pasivitetit masiv dhe niveleve në rritje të obezitetit.
Ekspertët thanë se 114 milionë fëmijë që kanë zhvilluar hipertension para se të arrijnë moshën madhore dhe se po përballen me dëmtime potencialisht. Presioni i lartë të gjakut tek fëmijët dhe adoleshentët nën 19 vjeç është rritur në 6.2%, nga 3.2% në harkun kohor të vetëm 20 viteve.
Gjetjet, të bazuara në një meta-analizë të të dhënave nga 96 studime që përfshijnë më shumë se 400,000 fëmijë në 21 vende, u botuan në revistën The Lancet Child and Adolescent Health.
“Rritja pothuajse dyfish e tensionit të lartë të gjakut tek fëmijët gjatë 20 viteve duhet të ngrejë kambana alarmi për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe kujdestarët”, tha autori i studimit, Prof. Igor Rudan, drejtor i Qendrës për Kërkime Globale të Shëndetit në Institutin Usher të Universitetit të Edinburgut.
Studimi sugjeron gjithashtu se 8.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë parahipertension, që do të thotë se nivelet e presionit të gjakut janë më të larta se normale, por ende nuk i plotësojnë kriteret për hipertension.
Parahipertensioni është veçanërisht i përhapur gjatë adoleshencës, me norma që arrijnë në 11.8% tek adoleshentët, krahasuar me rreth 7% tek fëmijët më të vegjël.Mjekët thanë se nivelet e presionit të gjakut u rritën ndjeshëm në adoleshencën e hershme, duke arritur kulmin rreth moshës 14 vjeç, veçanërisht tek djemtë. Kjo nënvizoi rëndësinë kritike të kontrollit të rregullt gjatë këtyre viteve kritike.
Fëmijët dhe adoleshentët me parahipertension kanë më shumë gjasa të përparojnë në hipertension të plotë. Në vitin 2000, rreth 3.2% e fëmijëve kishin hipertension, por deri në vitin 2020, prevalenca ishte rritur në më shumë se 6.2% të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 19 vjeç, duke prekur 114 milionë të rinj në të gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024