Vodhi një kioskë dhe 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

13 Nëntor 2025 | 09:23

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I arrestuari mësohet se është autor i dy vjedhjeve të zhvilluara në mes të tetorit dhe tjetra në fillim të këtij muaji.

Policia bën me dije se gjatë vjedhjeve ai ka marrë 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja” dhe rreth 50 000 lekë në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi për vjedhje. Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”. 5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë, në Greqi, për të njëjtin krim.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi Cannabisi. Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”; më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026