E moshuara kërcënon me thikë taksistin në Rusi, shkak muzika (VIDEO)

13 Nëntor 2025 | 09:41

Një ngjarje e pazakontë ka ngjallur reagime në Rusi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale. Një udhëtim me taksi i cili nisi normalisht, shokoi shoferin i cili u kërcënua me thikë nga e moshuara e cila ishte pasagjere.

E moshuara dëgjohet duke i thënë shoferit që të ndryshonte muzikën pasi nuk i pëlqente ndërsa i drejtoi një thikë të madhe shoferit. Ai u shtang nga ky veprim i papritur dhe menjëherë fik radion.

Shoferi më tej heq rripin e sigurisë dhe duket në një situatë të sikletshme dhe të frikshme. Përdoruesit rusë të mediave sociale po bëjnë gjithashtu thirrje që shoferi i taksisë të mos gjobitet për heqjen e rripit të sigurimit, pasi besojnë se ai e bëri këtë në mënyrë që të dilte shpejt nga automjeti nëse incidenti do të përshkallëzohej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026