Tre lëvizjet që pritet të bëj PD në protestën e së hënës, gazetari jep detajet

13 Nëntor 2025 | 11:46

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, në një lidhje live nga selia e Partisë Demokratike këtë të enjte ndau disa nga detajet për mënyrën se si Partia Demokratike do të zhvillojë protestën, e cila do të organizohet ditën e hënë, para Kryeministrisë, në orën 18:00.

Sipas tij, PD po shkon drejt një lloj radikalizimi të qasjes dhe aksioneve të saj, bazuar në paralajmërimin që erdhi ditën e djeshme nga Berisha, i cili e cilësoi si “foltore përpara Kryeministrisë”.

“Edhe në Komisionet parlamentare, PD e ka ashpërsuar retorikën e saj dhe ka paralajmëruar protesta të vijueshme, përveç asaj që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë. Do të nisë një lloj konsultimi, komunikimi me bazat e strukturës së PD, për të realizuar brenda këtyre javëve një protestë të madhe kombëtare në bulevardin qëndror të Tiranës. Protesta, sipas Sali Berishës, do të ketë tre objektiva kryesore, dorëheqjen e tre ministrave, të cilët sipas tij, për shkak të skandaleve të javëve të fundit, duhet të largohen nga kabineti qeveritar, duke nisur me zv.kryeministren Belinda Balluku, ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu. Ky është vetëm hapi i parë i kërkesave, pasi hapi final është largimi i qeverisë Rama, ku sipas Berishës përgjegjësi kryesor është vetë Rama. Kjo protestë mund të jetë një përsëritje e protestave të vitit të shkuar përballë Bashkisë së Tiranës, ku protestat nuk ishin konsistente çdo ditë, por zhvilloheshin në të njëjtin orar dhe me të njëjtat kërkesa për më shumë se katër muaj, duke kulmuar me largimin nga zyra të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Kjo është një nga rrugët që PD mund të ndjekë në këtë protestë, ku mund të bjerë në përsëritje të aksionit të saj ose mund të sjellë një risi”, -u shpreh Hoxha.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026