“Opozita nga e hëna në protestë”, Deputeti i PD jep detajet e organizimit

12 Nëntor 2025 | 22:21

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka folur në “Now” lidhur me vendimin e kreut të PD-së për të thirrur një protestë ditën e hënë të 17 nëntorit përpara Kryeministrisë.

Deputeti theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe do të shërbejë si një thirrje qytetare për çdo çështje që PD e mendon si problematikë.

Sipas tij, protesta nuk do të jetë një akt i vetëm, por nisja e disa reagimeve të vazhdueshme nga opozita, ndërsa theksoi se bojkoti parlamentar nuk është në plan.

“Do jetë një thirrje për një protestë paqësore për të gjitha zhvillimet e fundit që janë të shumta. Parlamenti është gjëja dytësore. Kauza është kapja e shtetit. Një opozite i jepet detyra për thirrjen e një proteste, detyra tani është e qytetarëve për të dalë në protestë.

Parlamenti nuk do ketë bojkot, as komisionet. Protestat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Nuk do jetë një protestë që nuk do ndalojë atë ditë, por do bëhet përherë.

Strategjia qëndron në dobësimin e sistemi të shtetit. Edhe në Serbi protestat vazhdojnë prej një viti”, tha Xhferri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026