Bileta e urbanit në Kamëz 50 lekë, qytetarët dalin në protestë! Flasin pensionistët

13 Nëntor 2025 | 12:47

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, disa qytetarë të Tiranës në Kamëz, kryesisht të moshuar, kanë dalë në protestë, ku kërkojnë uljen e çmimit të biletës së linjës së transportit urban, e cila është rritur me 10 lekë që nga data 1 nëntor.

Sipas gazetares së Euronews Albania Ortensa Budlla raportohet se rritja e biletës, ka pasur ndryshime edhe në çmimin e abonimeve mujore, ku qytetarët kërkojnë që bileta të kthehet në çmimin që ka qenë dhe të jetë falas për pensionistët.

“Ka ndikuar shumë rritja e biletës, nuk e përballojmë dot. Të ardhurat tona janë 500-600 mijë lekë. Kjo linjë përdoret çdo ditë për hallet e njeriut. Ka ndikuar shumë kjo pjesë. 10 lekë ndikon shumë, nuk është e arritshme të bëhet. Tani do të firmos peticionin”,-tha një qytetare për Euronews Albania.

Nga ana tjetër foli dhe një pensionist lidhur me çështjen.

“Çmimi i biletës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për të lëvizur me urban, paguaj 50 lekë për të shkuar në Tiranë. Nuk e përballojmë dot pasi me 100 mijë lekë pension jemi. Nuk e di çfarë po bëhet,” -është shprehur një pensionist.

Ndërkohë, sipas raportimeve, ka pasur edhe përplasje me policinë bashkiake të Kamzës, e cila ka tentuar të largojë të gjithë personat që po mblidhnin firma për plotësimin e peticionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026