Procesi ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, dëshmon babai i Ervin Matës
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten seanca ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Në sallën e gjyqit është paraqitur Luan Mata babai i të shumëkërkuarit Ervin Mata. Ndaj hotelit të Matës në rrugën e Dibrës ka shpërthyer një sasi tritol në vitin 2020.
“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda ne hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam 2 fëmijë. Nuk kam dijeni kush ma ka vendosur tritolin”, ka thënë Mata.
Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut