Bulqizë/ Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, shpallet në kërkim autori

14 Nëntor 2025 | 12:38

Një incident është regjistruar në Bulqizë, ku një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri, tip pistoletë, një 32-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu ka mbetur i plagosur, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm. I dyshuari ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit A. T., 32 vjeç, duke e plagosur në këmbë. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026