Macron do të presë Zelenskyn në Paris, takimi i 9-të që nga fillimi i pushtimit rus
Presidenti Francez, Emmanuel Macron, do të presë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Paris më 17 nëntor, në udhëtimin e tij të nëntë në Francë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha të premten zyra e Macron.
Takimi i Macronit me Zelenskyn do të synojë të krijoj mundësitë për të ndihmuar Ukrainën pas një takimi të të ashtuquajturit Koalicion të Aleatëve të Vullnetshëm të Ukrainës muajin e kaluar.
Franca dhe Britania kryesojnë grupin e vendeve “Koalicioni i të Gatshmëve” që mbështesin Ukrainën. Në takimin e fundit të grupit më 24 tetor, aleatët evropianë të Ukrainës thanë se asetet e ngrira ruse duheshin përdorur shpejt për të financuar mbështetjen për Kievin.
Kryetarja e BE-së, Ursula von der Leyen, tha të enjten se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të financuar një kredi të re ishte “mënyra më efektive” për të financuar Ukrainën.
Ekzekutivi i Von der Leyen ka paraqitur një plan për të përdorur asetet e bankës qendrore ruse të bllokuara në Belgjikë për të gjeneruar një “kredi dëmshpërblimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën. Sipas planit, BE do t’i japë një kredi Ukrainës që Kievi do ta kthejë “nëse Rusia paguan dëmshpërblimet”.
Sugjerimi deri më tani është përballur me kundërshtim të fortë nga qeveria belge, e cila ka frikë se mund të përballet me hakmarrje ligjore nga Moska.
Macron dhe Zelensky pritet të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla si energjia, ekonomia dhe mbrojtja në takimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu