Gjeli i detit i Peqinit rritet me ullinj, fermerët: Më shumë shpenzojnë sesa fitojnë
Teksa afrohet fundviti, fermerët e Peqinit kanë nisur periudhën më intensive të rritjes së gjelave të detit, një produkt i njohur për shijen e tij të veçantë dhe pjesë e traditës së tryezës festive. P
Por për shumë prej tyre, mundi disamujor shpesh shkon dëm, pasi konkurenca e shpendëve të importuar e bën tregun të vështirë.
Procesi i rritjes nis që në prill dhe zgjat deri në dhjetor, duke kërkuar ushqim të bollshëm, kujdes të përditshëm dhe shpenzime të larta.
Mes fermerëve është edhe Servete Paja, e cila e quan rritjen e gjelit më të vështirë se rritjen e një fëmije.
“Deri ditën që do ta hash, që ta fusësh për Vit të Ri në tavë, do sakrifica shumë. Janë nëntë muaj që i shërbej si fëmijë i vogël. Tani i kam shumë të mirë, 8 kilogramë, do shkojnë 9 kilogramë deri në Vit të Ri. Por nuk nxjerr as gjysmën e shpenzimeve, që deri tani janë 130 mijë lekë, dhe do shkojnë 150 mijë lekë deri në momentin e shitjes,” shprehet ajo.
Gjeli i Peqinit njihet për shijen e veçantë, që, sipas fermerëve, vjen nga ushqimi i pasur ku dominojnë ullinjtë e zonës.
“Ulliri i jep shije shumë, sepse vaji i ullirit është i çmuar. Prandaj i thonë gjel Peqini. Për të nxjerrë shpenzimet, duhet të shitet të paktën 12–13 kilogramë. Por shpesh konkurenca e importit bën që të mos arrijmë këtë çmim, dhe del humbje”, thotë Servetja.
Fermerët shpresojnë që konsumatorët të vlerësojnë produktin vendas, të rritur me ushqim natyral dhe përkushtim të përditshëm, dhe të mbështesin ekonominë lokale përmes blerjes së gjelave të Peqinit, të cilët për shumë familje përbëjnë një traditë të pandashme festive.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë