Shqipëria humbet 0-2 nga Anglia, flet Sylvinho! Ka një mesazh dhe për Brojën
Në konferencë për shtyp, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi këndvështrimin e tij.
“Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti.
Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Kemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol.
Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë.
Keni ide se si do të luani? Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë.
Pritshmëritë shumë të larta? E vërtetë që kemi patur një moment të vështirë. Skuadra tashmë është e ndërtuar nga dora ime, e Zabaletës, Dorivas dhe Bulkut.
Play –Off, Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, i ke ndjekur? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe. Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera.
Broja? Asnjëherë lojtari nuk është problem, kur është në formë të mirë është një plus për skuadrën. Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, ka theksuar braziliani.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit