VIDEO/ Shqipëria fiton 1-0 në Andorra dhe siguron Play-Off-in e Botërorit 2026
Kombëtarja shqiptare ka fituar në Andorra me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parafundit për eliminatoret e Botërorit 2026, duke siguruar vendin e dytë që të çon në “Play-Off”, falë edhe fitores së Anglisë me 2-0 ndaj Serbisë.
Ky është një sukses historik për Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë Kombëtarja përmirësoi ndjeshëm lojën.
Në minutën e 67′, ishte Myrto Uzuni që mori një inkurison nga e djathta dhe i dha një asist të shkëlqyer Kristjan Asllanit, i cili shënoi golin e fitores për kuqezinjtë.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Hoxha, Manaj.
Trajner: Sylvinho
Ndeshja minutë pas minute
80′ – Shqipëria kontrollon lojën dhe zhvillon pasime të shkëlqyera në mes të fushës.
77′ – Indrit Tuci zëvendëson Rey Manajn
75′ – Karton i verdhë për Aron Rodrigo Tapia pas një faulli taktik
71′ – Raporti i zotërimit të topit: 28% Andorra – 72% Shqipëria
67′ – GOOOL! Kundërsulm i shpejtë me Uzunin nga e djathta i cili gjen Asllanin dhe ky i fundit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë
60′ – Nedim Bajrami zëvendëson Qazim Laçin
59′ – Armando Broja largohet nga fusha dhe zëvendësohet nga Myrto Uzuni
55′ – Arlind Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë për mbajtje të kundërshtarit gjatë një dueli
46′ – Mbyllet në barazim 0 – 0 pjesa e parë
45+1′ – Goditja me kokë e Berat Gjimshitit, topi përplaset mbi traversë pas një krosimi brenda zonës së gjashtë metrave.
45′ – Jepet vetëm 1 minutë kohë shtesë
39′ – Karton i verdhë për Eric Izquierdo të Andorras
37′ – Armando Broja fut një top të bukur brenda zonës, por mbrojtësi largon rrezikun
35′ – Rey Manaj gjuan nga brenda zonës, por topi bllokohet në mënyrë brilante dhe përfundon në goditje nga këndi
33′ – Pau Babot përpiqet të gjejë shokun e lirë në zonë, por Thomas Strakosha del dhe largon topin
31′ – Lojë e organizuar nga Andorra, me pasime të shkurtra për të gjetur hapësira në mbrojtjen shqiptare.
28′ – Aron Rodrigo Tapia gjuan nga pranë zonës, por topi fluturon mbi traversë
22′ – Rey Manaj shpërdoron mundësinë duke gjuajtur në shpinën e kundërshtarit
17′ – Kristjan Asllani merr përsipër goditjen e një faulli. Gjuajtja e tij fluturon pak mbi traversë dhe topi përfundon jashtë loje
12′ – Rey Manaj kontrollon topin pas një krosi të saktë në zonë dhe gjuan drejt portës, por tentativa e tij bllokohet pa dashje nga një prej shokëve të skuadrës.
8’ – Top në thellësi i Ajetit por Rey Manaj nuk e arrin dot, fundore për Andorrën
0′ – Arbitri rumun Horațiu Feșnic fërshëllen për fillimin e ndeshjes – ka startuar Andorra–Shqipëri
Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë, ku gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj kënduan njëzëri himnin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin
- 09:29 Prokurorët francezë nisin hetimet për sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane