Fitore historike për Shqipërinë/ Duka dhe Sylvinho krenarë, Broja shfaqet i mërzitur
Pas fitores 1–0 ndaj Andorrës, falë golit të Kristjan Asllanit, Kombëtarja shqiptare e ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në “play-off”-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kombinimi i fitores dhe humbjes së Serbisë në Angli i dha Shqipërisë vendin e dytë në Grupin K, me 14 pikë.
Fitorja ka sjellë emocion të madh te lojtarët, stafi dhe FSHF-ja.
Arbër Hoxha e cilësoi ndeshjen të vështirë, por theksoi se ekipi reagoi si duhet dhe ia dedicuan suksesin tifozëve shqiptarë kudo në botë.
Asllani, autori i golit, ia dedikoi realizimin babait të tij dhe premtoi përpjekje maksimale edhe ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit të grupit.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e quajti ditën “historike” dhe theksoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë në këtë fazë.
Ndërsa Armando Broja në fitoren u pa në fund të ndeshjes i dëshpëruar, duke mos marrë pjesë në festën e ekipit. Ishte Hysaj që u afrua në stol dhe mori Brojën, i cili po qëndronte në heshtje dhe i mërzitur. Më pas djaloshi 23-vjeçar u bashkua me festën e ekipit.
While the whole team is celebrating with the fans, Armando Broja is on the bench alone and emotional…
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 13, 2025
Trajneri Sylvinho u shpreh krenar për arritjen, duke e vlerësuar si një moment unik për futbollin shqiptar, ndërsa tha se ndeshja ndaj Anglisë do të jetë më prestigjioze, pasi skuadra tashmë e ka siguruar objektivin.
“Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë. Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (fitorja e Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe. A mund ta luajmë play-off-in siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë. Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjen e energjisë”, tha Sylvinho për Supersport.
Sipas formatit të ri të FIFA-s, Shqipëria pozicionohet në Vazon 3 dhe pritet të jenë mysafirë ndaj një ekipi nga Vazo 2, ku aktualisht renditen Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia.
Shorti zhvillohet më 20 nëntor, ndërsa ndeshjet e play-off-it luhen në mars 2026.
Shorti i play-off-it do të krijojë katër minigrupe, secili me nga katër ekipe. Do të zhvillohen gjysmëfinale teke, ku skuadrat nga Vazo 1 dhe 2 do të jenë pritëse. Fituesit do të përballen në finalen e minigrupit, gjithashtu me ndeshje teke, për të siguruar një vend në Botërorin 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)