Përkeqësohen kushtete detit, Kapiteneria e Vlorës jep njoftim të rëndësishëm

17 Nëntor 2025 | 09:44

Kapiteneria e Vlorës ka publikuaar një njoftim të rëndësishëm mbi përkeqësimin e situatës hidrometeorologjike detare brenda dhe jashtë gjirit, gjatë datave 16-17-18-19 nëntor 2025.

Sipas parashikimeve, duke nisur nga ora 23:00 e datës 16 nëntor, era në drejtimin jug–juglindje pritet të arrijë forcën 6-7 ballë, me shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve parashikohet të ngjitet nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Për këtë arsye, Kapiteneria ka njoftuar disa masa të detyrueshme:

  • Është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë brenda gjirit të Vlorës ose në det të hapur. Ndalimi është në fuqi nga ora 23:00 e 16.11.2025 deri në ora 08:00 të datës 19.11.2025.
  • Drejtuesit e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit kërkohen të marrin masa shtesë sigurie për shkak të kushteve të vështira detare.
  • Subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë duhet të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve dhe të sigurojnë mjetet në port, për të shmangur çdo situatë të papritur.
  • Anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  • Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike parashikohet të nisë pas orës 08:00 të datës 19.11.2025, kur kufizimet për mjetet e vogla pritet të hiqen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026