Moti i keq në Elbasan: Probleme në qarkullimin rrugor, ndërprerje të energjisë
Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë natës së djeshme nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe rrebeshe të shoqëruara me erë të fortë në disa zona.
Pavarësisht kushteve atmosferike, sipas strukturave të Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, situata paraqitet përgjithësisht normale dhe pa probleme madhore.
Në disa akse rrugore janë regjistruar raste sporadike të ujërave në rrugë dhe rrëzimi i disa pemëve.
Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, qarkullimi u bllokua përkohësisht për shkak të rënies së inerteve, por pas ndërhyrjes së firmës kontraktuese, aksi u pastrua dhe u bë i kalueshëm për automjetet.
Rënie e inertve është raportuar gjithashtu edhe në akset Gramsh–Moglicë dhe Gramsh–Cërrik, ndërsa probleme me qarkullimin janë evidentuar në segmentet Kodovjat–Shelcan, Sotirë–Kërpicë dhe Skënderbegas–Ermenjë.
Bashkia Gramsh bën me dije se:“Janë marrë masat për pastrimin e rrugëve dhe po punohet për zhbllokimin e plotë të tyre”.
Në rrethrrotullimin e Shijonit, pranë hyrjes së autostradës Elbasan–Tiranë, u regjistrua prani e konsiderueshme e ujërave, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e mjeteve.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, janë raportuar ndërprerje në njësitë administrative Përparim, Bashkia Peqin, Labinot Mal dhe Funar, Bashkia Elbasan, si dhe Lunik, Bashkia Librazhd.
Ndërkohë, grupet e gatishmërisë së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit.
Autoritetet lokale theksojnë se janë në ndjekje të situatës dhe të gatshme për çdo ndërhyrje të mundshme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…