Nisin zgjedhjet te PD-ja?, Muçollari: Nesër mblidhet Kryesia për të marrë vendimin

17 Nëntor 2025 | 22:02

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigerls Muçollari i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka dhënë lajmin se nesër do të mblidhet Kryesia. Muçollari theksoi se në mbledhje do të vendoset për zgjedhjet për drejtues të degëve të PD-së.

“Prit t’iu jap një lajm. Nesër mblidhet Kryesia përcaktohet, vendosin zgjedhjet mbi gjysmën e Shqipërisë. Zgjedhjet për drejtuesit e Partisë Demokratike në Degë. Nesër merret vendimi për këto”, tha ai.

Muçollari theksoi se duhet një opozitë e fortë për shoqërinë dhe se po kryejnë analizimet lidhur me zgjedhjet të cilat u shpreh se PD i ka publikuar denoncimet se janë një farsë zgjedhore. Sipas tij foltorja e dytë pas protestës së sotme është një element për të rienergjenizuar PD-në.

“Të gjithë këtu po thonë të themi recetat si të shërojnë, qe ka nevojë PD të jetë më e plotë dhe që ka nevojë të ngjallë edhe më shumë shpresë biem të gjithë dakord. Që ka probleme ka Partia Demokratike por a është problemi Partia Demokratike, kjo është çështja. Duhet një opozitë e fortë që te jetë e dobishme për shoqërinë.

PD denoncoi farsën elektorale. Certifikoi këto denoncime si një arbitër i paanshëm qe ishte Raporti i OSBE/ODIHR. Po shumica e Kryesisë kanë thënë se duhet të fokusohemi të ky proces. Analiza ka hyrë në procesin, po analizohen shifrat.

Foltorja e dytë e zbritja në terren është një element shumë i mirë për të rienergjenizuar partinë, për të ribërë një analizë apo ndryshuar nëse ka qenë problemi. Cila është emergjenca qe PD ka? PD e ka me emergjence reagimin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026