“Nuk ishte protestë”, deputeti i PD: Foltorja në përgjigje të censurës në parlament

17 Nëntor 2025 | 21:22

Deputeti i PD-Së, Bardh Spahia, ishte i ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, ku u shpreh se tubimi para Kryeministrisë nuk ishte në vetvete një protestë, por një foltore parlamentaro-qytetare.

Ai tha se PD-ja dhe opozita, sa herë ka qenë nevoja për t’u përfaqësuar me numra, kanë qenë në nivelet maksimale dhe sipas tij kjo nuk vihet në dyshim.

Spahia sqaroi se tubimi ishte ideuar në këtë formë për t’u dhënë hapësirën e munguar përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve me bindje opozitare, me qëllim zëvendësimin e hapësirës së mohuar në seancat parlamentare.

“Dua ta saktësoj se kjo e sotmja nuk ishte protestë, për hir të së vërtetës, por ishte një foltore parlamentaro-qytetare, që u ideua dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për t’u dhënë zë parlamentarëve të cilëve u është hequr e drejta e fjalës në Parlament gjatë këtyre seancave, siç e keni parë të gjithë. Ishte gjithashtu një mënyrë për të sjellë zërin e opozitës sa më pranë qytetarëve, duke i dëgjuar dhe duke i bërë pjesë të kësaj foltore”, tha ai.

Sipas Spahisë, mesazhi i kësaj foltore ishte që opozitës nuk mund t’i mbyllet goja dhe nuk mund t’i mohohen diskutimet që, sipas tij, mazhoranca ua ndalon me forcën e kartonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026