I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim të monedhave, arrestohet 36-vjeçari

18 Nëntor 2025 | 09:01

Është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstadimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut një shtetas 36-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim të monedhave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 73”, është arrestuar shtetasi N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, 36-vjeçari ishte shpallur gjithashtu në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën. Nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet

Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit...
21:59 | 20/06/2026

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania

Deputetja Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja këtë të shtunë është bashkuar në protestën qytetarë në Tiranë. Gjatë prezencës së saj në protestë ajo është...
21:12 | 20/06/2026