Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

20 Qershor 2026 | 21:35

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para Kryeministrisë ndërsa kanë ftuar t’u bashkohen të gjithë qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë me ta në vijim të protestës.

“Diaspora do ta gdhijë në shesh”, thonë burime nga protestuesit, ndërsa pas përfundimit të fjalimeve është vendosur që protestuesit të vijojnë me një marshim rreth godinës së Kryeministrisë dhe Piramidës së Tiranës, me simbolikën e rrethimit të institucionit.

Kjo e shtunë shënon ditën e 21-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Pjesëmarrja e diasporës ka rritur ndjeshëm numrin e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026