Vendimi për “Metamorfozën”, lirohen nga burgu Oltion Bistri dhe ish-prokurori

18 Nëntor 2025 | 16:15

GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin për “krimet e lehta” të dosjes Metamorfoza pas zbardhjes se komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Trupa gjykuese e përberë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi 4 ore në dhome këshillimi.

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri u shpall fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete. Bistri u dënua me 2 vite por do të lirohet menjëherë pas shuarjes së masës. Ndërkohë ai u shpall i pafajshëm për akuzën tjetër, atë për korrupsion dhe për pastrim parash pasi nuk ka fakte e prova.

Për Pëllumb Gjokën dhe Ardit Hasanbegaj vendimi do jepet me datë 2 dhjetor pasi nuk kane berë mbrojtjen avokatet e tyre. Edmond Preka u dënua me 10 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 7 vite. Ai do të vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Behar Brajovic (Bajri) u dënua me 13 vite burg por me gjykim shkurtuar zbret në 8.8 vite. Astmer Bilali u dënua me 8 vite e 6 muaj. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 5.8 vite burg.  Xhevair Lita u dënua me 5 vite burgim. Me gjykim shkurtuar zbret në 3.4 vite burg. Ai do lirohet menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026