Shkak dhuna, 94 palestinezë kanë vdekur në më pak se dy vite në burgjet izraelite

18 Nëntor 2025 | 22:26

94 të burgosur palestinezë kanë vdekur në paraburgimet izraelite në më pak se dy vjet. Një raport i ri nga Mjekët për të Drejtat e Njeriut në Izrael, PHRI pretendon këto shifra tregojnë një praktikë të vrasjeve sistematike dhe mbulimit të krimeve.

Raporti mbulon periudhën midis 7 tetorit 2023, kur Hamasi nisi sulmin e tij vdekjeprurës ndaj Izraelit, duke shkaktuar konfliktin e fundit në Gaza. Raporti shton se më pak se 30 palestinezë vdiqën në paraburgimin izraelit në 10 vitet e mëparshme.

Që nga 7 tetori 2023, mijëra palestinezë janë ndaluar në të gjithë Gazën dhe Bregun Perëndimor, shumë prej tyre pa akuza. PHRI tha se kishte zbuluar një model thellësisht shqetësues të shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut të kryera kundër palestinezëve të ndaluar nga Izraeli dhe të klasifikuar si të burgosur sigurie.

Autoritetet izraelite kanë ndaluar dhënien e informacionit në lidhje me palestinezët në paraburgim për Kryqin e Kuq dhe kanë ndaluar qasjen në qendrat e paraburgimit.

PHRI tha se raporti i saj bazohet në të dhëna zyrtare dhe të dhëna të kryqëzuara me raportet mjeko-ligjore, informacione nga grupe të tjera të të drejtave të njeriut dhe përpjekje për të gjetur persona specifikë, si dhe dëshmi nga të ndaluarit, familjet e tyre dhe avokatët.

Autorët e raportit thonë se 52 nga ata që vdiqën mbaheshin në burgje ushtarake, ndërsa 42 vdiqën në burgje civile. PHRI thotë se vdekjet u shkaktuan nga dhuna fizike, neglizhenca mjekësore ose nga të dyja. Grupi vlerëson se numri real i palestinezëve të vrarë mund të jetë më i lartë se numri që ka qenë në gjendje të dokumentojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias

Publikimi i deklarimeve financiare të presidentit amerikan Donald Trump nga Zyra e Etikës Qeveritare e SHBA-së ka nxitur reagime të shumta politike, veçanërisht lidhur me...
16:34 | 02/07/2026

Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë

Spanja ka regjistruar mbi 1,000 vdekje në qershor për shkak të valës të së nxehtit. Barcelona lidhur me situatën ka filluar të marrë masa teksa mësohet...
16:29 | 02/07/2026

Mrekulli në Venezuelë, 44-vjeçari nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit nxorën një burrë nga rrënojat e një ndërtese 9-katëshe në Venezuelë në një operacion tetë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. 44-vjeçari, Hernan...
16:22 | 02/07/2026