“Nga dhuratat tek veshjet”, Karamuço: Ja si i rekruton krimi punonjësit e policisë

18 Nëntor 2025 | 22:19

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me rekrutimin e efektivëve të policisë nga krimi. Karamuço theksoi se nis në nivelin e parë atë shoqëror ku u kërkohen informacione lidhur me një çështje të caktuar deri te dhuratat e më pas që punojnë me pagë për krimin. Sipas tij vetingu i cili është ndërprerë duhet të mos jetë për një kategori pasi sipas tij një person mund të ndikojë edhe të kolegët e tij.

“Fillimisht afrohen si rrethe shoqërore. Është faza e parë miq nga lagjia, krushqi, ne jemi vend i vogël dhe njihemi. Dhe pastaj fillojnë ekzagjerimet e komunikimeve për çështje të vogla të një interesi: Me merr vesh pak ca bëhet aty. Pastaj fillojnë dhuratat, një celular i mirë po bie në sy te eprorëve. Një polic me 700 mijë lek rrogë ku e gjeti filan celular, pse vishet kështu.

Nga e kanë këtë burim të ardhurash kur të na dalin pas 20 vitesh karrierë me 20 apartamente, dy vila dhe 1 hotel. Duhet bërë herë pas herë, është lënë në mes ai vetingu i famshëm, u bë i selektuar për një kategori të caktuar dhe jo për 12 mijë efektivë. Për mua është gabim.

Po u infektuar një pastaj fillon dhe infekton edhe të tjerët brenda një strukturë të veçantë ose strukturë të ngjashme dhe pastaj bëhet marrëveshja. Ajo që është niveli më i lartë, që ti do të punosh për mua, do marrësh pagë për informacionin qe me jep dhe pas orarit zyrtar eja në shërbimin tim si shofer ose bodyguard,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026