Balla ironizon opozitën për kërkesat për mocione: Ka nga ju që nuk kuptojnë shqip

19 Nëntor 2025 | 10:35

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi nga foltorja e parlamentit opozitën për kërkesat e vazhdueshme për mocion me debat, më i fundit ai për mungesën e ligjit të minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2026.

Balla iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se “ka nga ju që nuk kuptojnë shqip”, dhe më pas iu drejtua Tabakut, duke shtuar se gënjeu kur tha se qeveria refuzon të rrisë pensionet.

Gjithashtu, Balla ironizoi foltoren e PD-së para kryeministrisë, duke theksuar se “serioziteti i PD-së vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

“Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7×7 vazhdoni… E di që pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall për rritjen e pensioneve, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve. Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta… vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,” tha Balla.

“Të gënjesh pa u dridhur buza e qerpiku është kurajo e madhe. Duhet të sqarojmë se diskutohet për procedurë. Në Konferencën e Kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj merr përgjigjen menjëherë pas kësaj pike të rendit të ditës, kur qeveria i paraqet popullit shqiptar buxhetin më të madh në historinë e vendit, 8.9 miliardë euro, nga të cilat 1.7 miliardë janë vetëm për politika sociale. Ata që na ndjekin e kuptojnë se kjo është strategji, garë mes jush, se kush mbledh ca firma për të kërkuar mocion me debat. Asnjë shpjegim tjetër se si përmes kësaj gare keni kërkuar mocione me debat më shumë se në 4 vite 2021-2025. Dëgjova dhe sapo u tha se po na mohohet e drejta jonë për debat. Po kemi bërë 40 orë debat në 2 muaj, nga të cilat 23 orë i keni harxhuar ju, 17 ne dhe bashkë me qeverinë. Kjo është vetëm pak nga kjo histori marrëdhënieje me ju. Cituat disa kërkesa të tjera, po ua them edhe sot, nga ana jonë keni dakordësinë e plotë të miratojmë çdo kërkesë që vjen nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren. Për ta kuptuar se ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, e rëndësishme të pranoni se rregullat këtu janë njësoj për të gjithë. Dhe nëse vazhdoni që të përdorni këtë 10 minutësh për mocion, është puna juaj. Kolegia gënjeu fjalë për fjalë kur tha se qeveria refuzon të ngrejë pensionet. Po ne jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve të këtij vendi. Ti s’ke për të marrë vesh ndonjëherë (i drejtohet Boçit), me këtë reformë të re garantojmë ngritje progresive nga 2026-2030,” përfundoi Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026