Situatë e rënduar nga rreshjet në Delvinë, 3 shtëpi të përmbytura
Sipas informacioneve më të fundit nga Bashkia Delvinë, rrugët e qytetit dhe zonave përreth janë bllokuar nga prurjet e ujit.
Punimet për pastrimin e tyre po vazhdojnë me tre skrepa për t’i rikthyer në normalitet.
Rrugët më problematike brenda qytetit tashmë janë hapur, por ende janë të pakalueshme rrugët për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku ekipet po punojnë për hapjen e tyre.
Ndërkohë, rruga Fushvëri–Kalasë kalohet me shumë vështirësi për shkak të përroit të Gutinës, i cili ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rreth 1 km të rrugës. Lumi i Kalasës gjithashtu ka dalë nga shtrati dhe ka filluar të gërryejë fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.
Një problem tjetër shqetësues është lumi i Vrizit në Delvinë, që ka filluar të gërryejë fushat e Bamatatit dhe Stjarit dhe ka dëmtuar rrugën Stjar–Bajkaj.
Për pasojë, tre shtëpi në Delvinë janë përmbytur dhe banorët janë evakuuar për sigurinë e tyre. Bashkia është aktivisht në punë për të shërbyer komunitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 16:05 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit