“Niveli i Vjosës po rritet”, kreu i Bashkisë Fier: Filloni evakuimin e bagëtive
Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier të shtrira gjatë rrjedhës së lumit.
Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi, ka treguar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe po shtohet.
“Nga përvoja e viteve të mëparshme, teksa i afrohet kuotës 6.5 metrav, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën përreth”, është shprehur Subashi.
Ai ka theksuar gjithashtu se të gjitha zona e rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Përballë kësaj situate, Subashi u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit.
“Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me qëllim për të ndërhyrë në kohë në rast të daljes nga shtrati të lumit. Ndërkohë, hidrovorët janë duke punuar me kapacitet të plotë ndërsa nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike”, ka treguar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje