Gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në pus (EMRI)
Një 71-vjeçare është gjetur i pajetë të martën në fshatin Metoq në Sarandë. Policia bën me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në pusin i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht brenda ndërsa policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen. Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj. Atë e ka gjetur e bija e cila po e kërkonte prej disa orësh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe.
Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata e Lartë rrëzon Belerin: Nuk ka hetim për Olta Xhaçkën
- Rritet niveli i Vjosës arrin në 5.8 metra, situata rëndohet nga ora në orë
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie