Situata nga reshjet, Emergjencat Civile ndërhyjnë për të parandaluar përmbytjet

20 Nëntor 2025 | 10:57

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, po monitoron në terren situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut.

Duke folur nga zona e Novoselës në Vlorë, Çako tha se situata është nën kontroll.

“Jemi në urën e Mifolit, niveli i ujit është në pikë alerti dhe ka rriskt të shtuar. Jemi në varësitë prurjeve që vijnë nga Vjosa. Baseni është i tejmbushur por prurjet janë në rënie dhe shpresojmë që situata të kthehet në normalitet. Megjithatë, situata mbetet delikate dhe do të shihet se çfarë do të ndodhë më tej,” tha ai.

Deri më tani, disa banesa janë përmbytura, por kreu i Emergjencave thekson se rreziku për të tjera nuk është i lartë momentalisht.

“Po bëhet gjithçka për të mbrojtur zonat dhe fshatrat, ndërkohë që situata do të monitorohet vazhdimisht,” shtoi ai.

Çako gjithashtu bëri me dije se janë kryer investime në argjinaturën e lumit Vjosë për të parandaluar përmbytjet, por theksoi se këto investime janë të pafundme dhe varen nga mundësitë që ka Qeveria Shqiptare.

Banorët e zonës mbeten të shqetësuar për rrezikun e përmbytjeve dhe ndotjen e përrenjëve malorë, të cilat gjatë reshjeve intensive kanë rritur prurjet dhe mundësinë e vërshimeve.

Sipas drejtuesit të Emergjencave, ndërhyrjet në terren dhe pastrimi i shtretërve të përrenjëve kanë ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut, por vëzhgimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026