Fshati Progër në uji, humb e moshuara! Policia dhe familjarët nisin kërkimet

21 Nëntor 2025 | 12:29

Një e moshuar ka humbur së fundmi në fshatin Progër të Korçës. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se e moshuara nuk dihet se ku ndodhet ndërsa kanë  nisur kërkimet nga autoritet.

Ai thekson se zhdukjen e të moshuarës e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Për gjetjen e saj janë angazhuar forcat e policisë dhe familjarët.

Lidhur me situatën e përmbytjeve prej dy ditësh fshatrat Progër dhe Mancurisht janë nën “pushtetin” e ujit. Ujërat kanë depërtuar në me shume se 30 banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situatë e vështirë është edhe në fshatin Cetë dhe Arrzë ku janë dëmtuar këmbët e urave. Për normalizimin e situatës po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës, forcat e policisë dhe emergjencave civile pranë institucionit të pushtetit lokal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026