Kontestimet e “25 prillit”, në KAS nuk ndryshoi rezultati, PD dhe LSI janë gati për betejën në kolegj

29 Maj 2021 | 17:22

Asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve pas ankesave të partive opozitare në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Pas vendimeve edhe për Fierin, Korçën e Elbasanin, radha e ankimimeve do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, ku ditën e hënë do të shqyrtohet padia për qarkun e Gjirokastrës.

74 mandatet e Partisë Socialiste dhe 3 mandatet e partisë Social Demokrate u kundërshtuan nga PD dhe LSI menjëherë pasi KQZ shpalli rezultatet përfundimtare mëngjesin e 4 majit, 9 ditë pasi shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit.

Duke e konsideruar 25 prillin si “masakër elektorale” dy partitë më të mëdha opozitare depozituan njëra pas tjetrës 16 kërkesa ankimore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Partia Demokratike kundërshtoi rezultatin dhe kërkoi rivotim në 9 qarqe, në të cilat në 8 kishte humbur dhe në njërin kishte dalë fituese. Ndërsa LSI ankimoi rezultatet në 6 qarqe, ku në dy prej tyre, në Berat dhe Durrës kërkoi rinumërim.

Shqyrtimi i ankimimeve nisi me Gjirokastrën, ku kërkesave të PD-së dhe LSI-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve, iu bashkua edhe kandidati i pavarur, Kreshnik Merxhani. Argumenti kryesor në këtë qark kishte të bënte me pengimin e emigrantëve për të ardhur në Shqipëri në 25 prill. Problematike ishin edhe tentativat për votim të dyfishtë. Megjithatë KAS i rrëzoi të gjitha ankesat dhe la në fuqi rezultatin që kishte shpallur KQZ.

Pas Gjirokastrës, u shqyrtua Vlora, ku sërish PD dhe LSI kërkuan përsëritje të procesit të votimit. Në këtë qark u konstatuan 2 raste qytetarësh që kishin tentuar të votonin dy herë, ndërsa në disa qendra votimi pajisja e identifikimit elektronik nuk kishte funksionuar.

Në qarkun e Beratit dy ankesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve u hodhën poshtë. Por KAS pranoi kërkesën e LSI për të rinumëruar 114 qendra votimi në këtë qark. Nga rinumërimi nuk pati ndryshime në shpërndarjen e mandateve, ndërsa LSI veçse ngushtoi diferencën me PS nga 77 vota në 56, por pa mundur dot që ta marrë mandatin e parë në këtë qark.

Të njëjtën vendimmarrje KAS mori edhe për qarkun e Durrësit, ku u pranuan kërkesa e LSI për rinumërim në 108 qendra votimi dhe u rrëzua kërkesa e PD për rivotim. Ajo që ra në sy nga rinumërimi në Durrës, ishte se të gjitha partitë e mëdha dolën me vota mangët, teksa PD rezultoi me -36, PS me -28 dhe LSI -1.

KAS vendosi t’i rrëzonte ankesat e PD, LSI dhe kandidatit Bojken Abazi për qarkun e Tiranës, ku kërkohej pavlefshmëri e rezultatit të 25 prillit dhe përsëritje të zgjedhjeve. E njëjta vendimmarrje nga KAS u mor edhe për kërkesën e PD në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, për qarkun e Lezhës, ku I vetmi që kishte ankimuar rezultatin ishte kandidati i pavarur, Iliaz Shehu, KAS e pushoi çështjen, pasi ky i fundit u tërhoq nga ankimimi.

Deri në këto momente, kanë mbetur pa u dhënë vendimet veç për tre qarqe, Korçën, Elbasanin dhe Fierin, ku është kërkuar përsëritje e zgjedhjeve nga PD dhe LSI, por duke u bazuar te vendimet që janë marrë për qarqet e tjera, burime pranë KAS konfirmojnë se nuk pritet të ketë surpriza.

Por për shpalljen finale të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, do duhet të presim ende, pasi procedura do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Gjirokastra në 31 maj dhe Vlora në 1 qershor janë dy qarqet e para për të cilat do të shprehet Kolegji Zgjedhore, ku paditë e partive opozitare nuk ndryshojnë, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

GJIROKASTËR – 3 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

Kreshnik Merxhani kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

VLORË – 2 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

BERAT – 3 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon rinumërim të kutive (Pranohet nga KAS për 114 QV)

DURRËS – 2 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon rinumërim të kutive (Pranohet nga KAS për 108 QV)

TIRANË – 3 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

Boiken Abazi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

SHKODËR – 1 ANKIMIM

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Rrëzuar nga KAS)

FIER – 1 ANKIMIM

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Në shqyrtim nga KAS)

KORÇË – 2 ANKIMIME

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Në shqyrtim nga KAS)

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Në shqyrtim nga KAS)

ELBASAN – 1 ANKIMIM

PD kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Në shqyrtim nga KAS)

LEZHË – 1 ANKIMIM

Iliaz Shehu kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve (Tërhequr)

KUKËS dhe Dibër

Dy qarqet e vetme ku nuk ka pasur ankesa për rezultatin e zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026