Bylykbashi replikon me Komisioneren e BE për Zgjerimin: Zgjedhjet nuk ishin të lira

21 Nëntor 2025 | 16:59

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos, e cila gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor këtë të premte në Shqipëri u shpreh se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira dhe të ndershme”.

Bylykbashi e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë dhe një shtrembërim të Raportit Përfundimtar të ODIHR, duke theksuar se çdo përpjekje për ta zbukuruar ose hollojë këtë të vërtetë duhet të ndëshkohet menjëherë.

Në reagimin e tij, Bylykbashi thekson se raporti i ODIHR konstaton qartë se “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë” dhe se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative, duke krijuar një avantazh të padrejtë.

Ai shton se raporti evidenton shkelje të ndarjes mes shtetit dhe partisë në pushtet, presion mbi zgjedhësit dhe pengesa nga krimi i organizuar që bllokuan rotacionin politik.

“Zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të ndershme. Komisionerja Kos nuk ka kompetencë të ndryshojë përfundimet e ODIHR dhe duhet ta tërheqë menjëherë deklaratën e saj”, nënvizoi Bylykbashi.

Ai përfundoi duke i bërë thirrje Komisioneres që në të ardhmen të citojë vetëm raportin zyrtar të ODIHR.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026