U pyet për Ballukun, Kos i përgjigjet gazetarit: Nuk komentoj çështje konkrete

21 Nëntor 2025 | 13:32

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me qëndrimet e BE ndaj vendeve si Shqipëria që aspirojnë të futen në Union por që kanë zyrtarë të lartë me probleme me drejtësinë. Kos u pyet lidhur me rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku teksa gjatë përgjigjes së saj theksoi se nuk mund të komentojë lidhur me çështje konkrete.

Ajo u shpreh se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri ka patur një ecuri të mirë. Komisionerja shtoi se sistemi i pavarur gjyqësor është një arritje për vendin tonë. Kos gjithashtu u shpreh se duhet të ndiqen vendimet e gjykatës.

“Nuk mund te komentoj çështje konkrete, ajo qe mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet me të mëdha të Shqipërisë  gjatë viteve të fundit. Shqipëria ka patur një ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsion, këtë e kemi patur si pjesë të gjetjeve të tona dhe e kemi bërë pjesë të raportit të zgjerimit.

Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe sektorit të biznesit është e paprecedentë. Ajo që duam për çdo kandidat është që të këtë një sistem ku me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore në rast se dikujt i dhunohet të drejta atëherë ka gjykatës që merren me këtë çështje. Raste të tilla ndodhin por e rëndësishme është të ndjekim vendime te gjykatës dhe nga ajo që kam dëgjuar nga kryeministri  që do të ndodhë në fakt”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026