Pezullimi i Ballukut nga GJKKO, Rama: Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin

21 Nëntor 2025 | 12:58

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos është pyetur lidhur me pezullimin e zv.kryeminsitres, Belinda Balluku. Rama u shpreh se Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt pasi vendi po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai theksoi se vendi është në një epokë të re përshkak të qeverisë që ai drejton. Sipas tij pavarësia e gjyqësorit është një risi dhe ka zhvillime pozitive.

“Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapituj për anëtarësim, ndër disa nga arsyet themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pa diskutim sot edhe fakti se mund te bëhet pyetje me këtë përmbajte lidhet me një epokë të re. Në këtë epokë të re e ka fituar kjo shumice qeverisës me mua në krye.

Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjera. Pavarësia e Gjyqësorit nuk është as një slogan, as manovër politikë dhe as një eksperiment i përkohshëm. Është një shkëputje historike nga e kaluara dhe e realizuar vetëm vitet e fundit. Kjo ka sjellë një risi absolute ne jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime pozitive.

Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e 100 e kusur vite të pandëshkueshmerisë por ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor për nga mosha dhe me reflekse të vjetra antidemokratike.

Se dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne, këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja special për në dhe për mua mbrojta e pavarësisë dhe ruajte së pavarësisë së sistemit të drejtësie që janë parakushte.

Sepse siç thotë një fjalë e mençur kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë më ujin e pistë. Këtu vij te e treta. Pezullimi nga detyra e një ministri, në rastin edhe zëvendëskryeministër që drejton e qeverinë në mungesë të kryeministrit është një tjetër shfaqje e këtyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti të ri.

Një rast unikal, në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në trupave special të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të lindjes komuniste,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026