Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe dogji një automjet, kapet autori në Elbasan

21 Nëntor 2025 | 12:46

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar për djegien e një automjeti të enjten, në rrugën “Caush Asllani”, në fshatin Katund i Ri. I dyshuari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në momentin kur kreu veprën.

Në kuadër të operacionit të koduar “Night 2”, është arrestuar shtetasi Xh. M., 31 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Sipas raportimeve, 31-vjeçari dyshohet se, më datë 20.11.2025, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e një 29-vjeçari, për motive të dobëta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pasi morën njoftimin se në rrugën ‘Caush Asllani’, në fshatin Katund i Ri, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar ‘Night 2’, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies dhe dokumentimin e rrethanave të rastit dhe  arrestuan shtetasi Xh. M., 31 vjeç”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026