Situata e reshjeve, Vengu nga Gjirokastra: Forcat në terren, urat me dëmtime serioze

21 Nëntor 2025 | 19:29

Shirat e ditëve të fundit vijojnë të mbajnë në alarm zonat jugore të vendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk është kapërcyer plotësisht. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Gjirokastra deklaroi se strukturat e emergjencës dhe pushtetit vendor po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatës.

Ai tha se një ndër problemet më shqetësuese është dëmtimi i urës së Glinës në Dropull, por theksoi se “është siguruar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore”.

Vengu konfirmoi se nuk ka humbje jete, ndërkohë që kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë vijojnë:

“Bëhet fjalë për një person të moshuar me problematika të shëndetit mendor. Shkaqet e zhdukjes nuk dihen ende.”

Ministri nënvizoi se Gjirokastra, Delvina dhe Saranda kanë pasur reshjet më të dendura në 48 orët e fundit në rang kombëtar. Si pasojë janë shënuar rrëshqitje dherash në disa akse rurale dhe rreziku, sipas tij, mbetet i pranishëm.

“Reparti i Gërhotit po shërben si bazë mbështetëse për bashkitë e qarkut. Po kryhen ndërhyrje rehabilituese dhe po verifikohen elementët e urave për të shmangur pasoja të tjera”, tha Vengu.

Ai konfirmoi dëmtime të rënda në dy ura strategjike të zonës:
“Ura e Glinës dhe ajo e Isues, mes Libohovës dhe Dropullit, janë dëmtuar. Për Glinën kemi gjetur një akses alternativ, ndërsa ura e Isues kërkon një investim të plotë rehabilitues.”

Ministri siguroi se komunitetet e prekura po marrin asistencë ushqimore, materiale dhe, në rast nevoje, edhe mbështetje financiare.
“Kemi marrë masat që çdo familje e prekur të furnizohet me medikamente, ushqime dhe ndihmat e tjera të domosdoshme”, deklaroi ai.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet dinamike dhe kërkojnë kujdes nga qytetarët në zonat me rrezik të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026