Situata politike, Asambleja e CDI miraton rezolutën e pestë për Shqipërinë

23 Nëntor 2025 | 14:40

Asambleja e CDI-së gjatë punimeve në Sao Paulo ka miratuar rezolutë e pestë lidhur me situatën politike në Shqipëri. PD ka njoftuar miratimin e rezolutës teksa thekson se kjo rezolutë ngre alarmin për demokracinë në vend, përqendrimin e pushtetit në duart e qeverisë dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.

Sipas njoftimit të PD-së, dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.

CDI paralajmëroi se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar. Sipas tyre ky model paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor.

Më tej theksohet se rezoluta kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026