Rrodhi informacion në media, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm në Spanjë

24 Nëntor 2025 | 10:48

Prokurori i përgjithshëm i Spanjës, Garcia Ortiz njoftoi dorëheqjen e tij të hënën pasi Gjykata e Lartë e shpalli fajtor javën e kaluar për rrjedhjen e informacionit konfidencial në lidhje me partneren e një politikani të opozitës. Ortiz tha se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen erdhi nga respekti i thellë për vendimet gjyqësore.

“Ne e respektojmë vendimin e gjykatës, por nuk pajtohemi me të”, tha zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegría. Ajo shtoi mungesa e unanimitetit dhe një vendim të plotë ka vendosur një precedent shqetësues dhe ka shkaktuar zhgënjim në publik.

Çështja filloi në muajt e parë të vitit 2024, kur sistemi i drejtësisë po hetonte Alberto Gonzalez Amador nën dyshimin për mashtrim tatimor, nga i cili ai fitoi 350,000 euro, gjatë pandemisë Covid-19.

Në mars të vitit 2024, disa media publikuan informacione rreth çështjes dhe në veçanti diskutimet që zyra e prokurorit të Madridit pati me avokatin e Gonzalez Amador për të arritur një marrëveshje midis tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026