Arsenal shkatërron Tottenham-in 4-1 dhe shkëputet në krye

24 Nëntor 2025 | 15:12

Arsenal mori fitoren e radhës në kampionatin anglez, duke mposhtur Tottenham-in në derbi me rezultatin 4-1.

Skuadra e Artetës po tenton të shkëputet, ndërsa ndodhet në krye të klasifikimit, 6 pikë larg vendit të dytë, që mbahet nga një tjetër skuadër e qytetit, Chelsea.

Trossard kaloi në avantazh “gooners”-at, ndërsa Eze dyfishoi brenda fraksionit të parë.

Ky i fundit do të regjistronte tripletë, pasi realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke vulosur rezultatin 4-1.

Për “spurs”-at, golin e vetëm e gjeti Richarlison, pas një goditje nga distancë e largët. Një realizim perfekt, por që nuk vlejti për asgjë, pasi Tottenham u mposht 4-1.

Arsenal ka aktualisht 29 pikë, qëndron në vendin e parë dhe udhëheq kampionatin prej javësh.

Londinezët janë mbrojtja më e mirë e ligës, ku kanë shënuar 24 herë dhe kanë pësuar vetëm 6 gola.

Dueli i radhës është ai ndaj Chelsea, një tjetër derbi i zjarrtë londinez, ndërsa diferenca mes dy ekipeve në tabelë është 6 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026