Krimet mjedisore në Shqipëri, mungon ndëshkimi për shkatërruesit e natyrës

24 Nëntor 2025 | 16:52

Në Shqipëri, shkeljet e ligjit që mbron mjedisin shpesh nuk ndëshkohen. Ky është përfundimi i disa studimeve të prezantuara nga një grup organizatash të shoqërisë civile, të udhëhequra nga Qendra Burimore e Mjedisit, të cilat kanë analizuar çdo hallkë të sistemit, nga inspektorët e terrenit deri te gjyqtarët e Apelit.

Gjetjet tregojnë se nuk kemi të bëjmë thjesht me mangësi sporadike, por me një kulturë të përhapur mosndëshkimi dhe një sistem të paralizuar përballë shkatërrimit të mjedisit dhe natyrës.

Organizatat kanë zbuluar se mbi 90% e dëmeve në mjedis trajtohen si kundravajtje administrative, për shkak të mungesës së rregullimit ligjor që ndan pasojat e lehta nga ato të rënda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026