Venezuela u kërkon linjave ajrore ndërkombëtare të rifillojnë fluturimet

26 Nëntor 2025 | 08:08

Venezuela u ka kërkuar linjave ajrore ndërkombëtare të rifillojnë fluturimet drejt vendit brenda 48 orëve, përndryshe rrezikojnë të humbasin lejen për të fluturuar drejt vendit.

Disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Venezuelë pasi rregullatori i aviacionit amerikan paralajmëroi të premten për rritje të aktivitetit ushtarak në rajon.

Paralajmërimi erdhi ndërsa SHBA-të shtuan presionin mbi qeverinë e Venezuelës, duke dërguar aeroplanmbajtësen më të madhe në botë në Karaibe jugore si pjesë e një përforcimi më të gjerë ushtarak.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka paralajmëruar autoritetin e aviacionit të Venezuelës se revokimi i lejeve të fluturimit të linjave ajrore do ta izolojë më tej vendin. Linjat Iberia e Spanjës, Air Europa dhe Plus Ultra, Gol e Brazilit, Latam e Kilit, Avianca e Kolumbisë, TAP e Portugalisë dhe Turkish Airlines kanë pezulluar fluturimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026