Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Berisha: U shua një yll, la pas plot dritë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta në moshën 40-vjeçare të këngëtarit Shpat Kasapi. Berisha e ka cilësuar këngëtarin një yll.
Ai ngushëlloi familjarët dhe të afërmit e 40-vjeçarit teksa shkruan se ai do të ndriçojë gjithmonë pasi ka lënë pas një dritë të pashuar. Këngëtari u nda nga jeta këtë mërkurë pasi nuk i ka mbijetuar atakut kardiak.
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithmonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit.
Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la mbrëmë dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, shkruan Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdekja e Shpat Kasapit, reagon e prekur ish-bashkëshortja: E le Roelin jetim
- Vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi, gazetarja jep detajet
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë