VIDEO/ Festa e Flamurit ndez qytetet e Shqipërisë, si nisi atmosfera e Pavarësisë
Festa e Flamurit nisi që mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës dhe Elbasanit.
Në qytetin e Vlorës, aty ku zemra e Pavarësisë rreh më fort se kudo, valltarë nga të gjitha trevat shqiptare ndezën atmosferën në Bulevardin “Ismail Qemali”, duke sjellë ritme, ngjyra dhe tradita që bashkojnë breza e qytete.
Mes duartrokitjeve dhe flamujve valëvitës, bulevardi u kthye në një skenë të madhe shqiptarie, duke çelur kështu zyrtarisht festimet e ditëve të Pavarësisë.
Këtë të premte pritet mbërritja e autoriteteve më të larta të vendit, ndërsa edhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festimeve në kryeqytetin e Pavarësisë.
Ndërkohë, muret historike të Kalasë së Elbasanit morën një pamje mbresëlënëse, teksa u ndriçuan me ngjyrat kuqezi duke hapur zyrtarisht festimet e ditëve të Pavarësisë.
Edhe sot, aktivitetet festive do të vijojnë në të gjithë vendin, me koncerte, performanca dhe aktivitete kulturore.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)