Euronews Albania pranë shqiptarëve për festa, gazetarja e nis edicionin me një urim
Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj ka nisur edicionin e kësaj të premte me një urim në kuadër të festës së 28 Nëntorit. Gazetarja gjatë fjalës së saj u shpreh se 113 vite më parë 40 delegatë nga trevat shqiptare firmosën aktin e Pavarësisë.
Ajo theksoi se kjo ditë tregon qartë se pavarësia nuk ishte një dhuratë por një fryt i shekujve të rezistencës nga copëtimet dhe padrejtësitë. Mulaj shton se shqiptarët edhe pas shumë vuajtjesh nuk u përkulën por treguan se janë të bashkuar për të mbrojtur tokën, kulturën dhe gjuhën.
Gazetarja shtoi se 28 nëntori është ditë që ndryshoj fatin e një kombi dhe se kujtohet dhe festohet në çdo qytet dhe nga shqiptarët në mbarë botën. Ajo theksoi se gjithashtu kjo ditë është edhe për të reflektuar dhe falënderuar të gjitha ata që i dhanë jetë historisë tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti