“Ti, nusja, nona jote jeni në përgjim”, dalin bisedat e policit me trafikantët

28 Nëntor 2025 | 16:13

Euronews Albania ka siguruar dosjen e efektivit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i arrestuar pasi dyshohet se dekonspironte operacionet e policisë dhe shiste informacione hetimore në këmbim të parave.

Një dosje prej qindra faqesh, e siguruar nga Gjykata e Posaçme, hedh dritë mbi një nga rastet më të rënda të infiltrimit të strukturave kriminale brenda Policisë së Shtetit.

Në qendër të skandalit ndodhet Igli Haxhiaj, oficer i Forcës së Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka shitur informacion sekret tek trafikantët e kokainës në këmbim të pagesave deri në 15 mijë euro.

Në një prej bisedave të zbardhura nga SkyECC, Haxhiaj informon një person se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë nën përgjim dhe duhet të kenë kujdes se çfarë flasin.

Hetimi nisi të marrë formë kur oficerët e SPAK analizuan komunikimet e SkyECC. Në datën 05.12.2020, Haxhiaj – me kodin HY67U7 – flet me një person të identifikuar si 8AIVIH, ndërmjetës mes tij dhe trafikantit të kokainës Dario Myftiu.

Biseda:

  • 8AIVIH: “Çfarë halli ka ky cuni që mund ta ndihmosh?”
  • Haxhiaj: “Besoj ai e di që ka një kosto… duhet të jemi në kontakt me mua që mos bjerë në sy.”
  • Haxhiaj: “Ti bëjmë gjërat sikur ndodhin rastësisht.”

Po atë ditë, më 05.12.2020, Haxhiaj komunikon drejtpërdrejt me Dario Myftiun (kod 41L8YM), ku sqaron çmimin e shërbimit:

  • Haxhiaj: “Jemi 3 veta nga 5 mijë vëlla.” (5 mijë euro për person, pra 15 mijë euro)
  • Haxhiaj: “Ti, nusja, nona jote, Asti… i keni telefonat në përgjim. Nëse do info të tjera, bojnë lek.”

Në ditën pasuese, më 06.12.2020, Haxhiaj përsëri i shkruan ndërmjetësit 8AIVIH:

  • Haxhiaj: “Do i them: kam një info dhe e shes, a e do???”

Më 14.12.2020, Haxhiaj vazhdon ndërveprimet me persona të tjerë të rrjetit:

  • Haxhiaj: “Thuaj: si të japë lekët, ja themi ç’ka… sa herë të jemi mbrapa atij ta njoftojmë… O vllai të na japë noi kafe.”
  • EC72PV: “Po noi 5€, mos ta vrasim.” (5 mijë euro)

Përtej korrupsionit: Haxhiaj si “tregtar kokainë”

Dosja përmban dhjetëra biseda ku diskutohet hapur për çmimet, sasinë dhe transportin ndërkombëtar të drogës:

SEJRCV – 10.02.2021:

  • Persona: “O vlla, ma ço foton e asaj punës… dikush do ta shofi… a ke ndonjë mall të mirë?”
  • Haxhiaj: “Kam Holland me 29 mijë euro/kg… t’përzime kam plot me 25.”
  • 1UN9CQ: “Do një shok 20 buk në Hollandë…”
  • Haxhiaj: “Vllai, këtë ka tani, 28 ma le mua.”

Pse Haxhiaj përbënte rrezik kritik për hetimin ndërkombëtar

Që nga viti 2019, Shqipëria, Italia dhe Zvicra kishin ngritur një Joint Investigation Team (JIT) për të monitoruar rrjetet e trafikut të kokainës.

Haxhiaj ishte pjesë operative në:

  • Instalimin e pajisjeve të përgjimit në automjetet e Myftiu,
  • Mbajtjen nën vëzhgim 24/7 të subjekteve të hetimit,
  • Mbledhjen e informacioneve të klasifikuara të hetimit.

Hetimi ndërkombëtar, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe zvicerane, ka zbuluar se Haxhiaj përdorte aplikacionin e koduar SkyECC për të komunikuar me pjesëtarë të rrjetit të trafikut të drogës, duke u dhënë atyre informacion jetik: kush ishte nën përgjim, ku vendoseshin pajisjet e vëzhgimit, cilët telefona ishin të ndërhyrë dhe cilët persona rrezikonin arrestimin.

Ndërkohë, GJKKO e ka lënë në burg efektivin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili pretendoi para togave të zeza se nuk ka komunikuar me anëtarët e grupit që akuzohen për trafik droge.

Efektivi i Antiterrorit pretendon se i është përdorur emri dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC.

Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Ai u arrestua në Akademinë e Sigurisë, ndërsa gjatë kohës kur dyshohet se ka ofruar informacion grupit të trafikantëve ka qenë pjesë e Forcave Operacionale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026