Pagesat me kartë u rritën gjatë verës, bizneset pranuan 6.8 mln veprime

28 Nëntor 2025 | 16:59

Pagesat me kartë janë rritur me ritme të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ne periudhën korrik-shtator u kryen 6.8 milionë pagesa me kartë, me rritje vjetore 36%. Ndërkohë,  vlera e përgjithshme e pagesave më kartë për këtë tremujor arriti në 33 miliardë lekë, që reflekton një shtesë në nivelin 55%.

Për të gjithë 9-mujorin, numri total i pagesave me kartë arriti në pothuajse 19.4 milionë, duke kapur vlerën 45 mld lekë.

Pagesat me kartë janë në nivelet më të larta historike. Madje, për herë të parë këtë vit, numri i pagesave me kartë në pikat elektronike të shitjes ka kaluar numrin e tërheqjeve të parasë cash nga bankomatet.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2025 pagesat me kartë përbënin 51% të numrit të përgjithshëm të veprimeve, ndërsa tërheqjet cash nga ATM-të më pak se 43% të tyre.

Megjithatë, tërheqjet cash vazhdojnë të dominojnë në vlerë, me 65% të totalit, ndërsa pagesat me kartë në terminale POS për 9-mujorin përbëjnë 17% të vlerës totale të tyre.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me shtimin e vazhdueshëm të numrit të bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti arriti 29 260.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026