VIDEO/ “28 nëntori”, Ardita Sinani vendos flamurin shqiptar në komunën e Preshevës
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës për festën e 28 Nëntorit.
Në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë, Sinani tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës rezistojnë përkundër mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit nga Serbia për shqiptarët atje. “Edhe përballë diskriminimit të Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit për shqiptarët e Luginës, ne mbetemi të palëkundur: me rezistencë, me dinjitet dhe me besim të plotë në barazi, demokraci dhe liri”, shkroi Sinani.
“Një flamur, një zemër! Për Preshevën, Luginën, për shqiptarinë, për flamurin që na bashkon”, shtoi ajo.
“Nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, deri te çdo zemër që mban kuq e zinë — Gëzuar Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë!”
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi