“Tashmë ofensiva ruse është intensifikuar. Ka të ngjarë që Ukraina nuk ka mjaftueshmëri sa i përket fuqisë ushtarake, njerëzore në front. Nga ana tjetër Ukraina merr inkursione dhe godet objekte të ndryshme brenda territorit të Rusisë.
Sipas deklaratave zyrtare janë rrëzuar 8 dronë në periferi të Moskës nga ana e Ukrainës. Flitet që Moska zyrtare po intensifikon veprimet ushtarake në front dhe që kanë filluar ti afrojnë në drejtim të frontit forcat arktike, që do të thotë se Rusia ka ndërmend të vazhdojë luftimet.
Rusia po përgatit një mësymje më të madhe. Putini e ka përsëritur sërish se me të mirë apo me të keq, Rusia do të marrë të gjithë Donbasin”, tha Misha Pumo.
LEXONI GJITHASHTU: