Zhurma me marmita dhe xhirim gomash, procedohen penalisht 2 të rinj në Durrës
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtues automjetesh, pasi gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë, të premten në mbrëmje, kanë prishur qetësinë publike me zhurmat e marmitave të automjeteve si dhe duke xhiruar gomat në Bulevardin Dyrrah.
“Gjatë patrullimeve u konstatuan dy të rinj që shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe zonat përreth, përmes zhurmave të shkaktuara nga sistemet e shkarkimit të automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. Ll., 30 vjeç, dhe K. K., 21 vjeç, të dy banues në Durrës. Po ashtu, u sekuestruan dy automjete, tip Audi dhe BMW, si dhe një fenelinë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
- Prishën qetësinë publike me zhurmat e motorëve, arrestohen dy të rinj në Durrës
- Xhiruan gomat duke rrezikuar përdoruesit e rrugës, gjobiten 3 shoferë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona