“Tirana art Weekend” bën bashkë 80 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe bota

30 Nëntor 2025 | 14:14

80 artistë nga Shqipëria, Kosova bëhen bashkë në edicionin e dytë të “Tirana art Weekend 2025”.

33 ekspozita dhe aktivitete të ndryshme të shpërndara në kryeqytet ofrojnë një pasqyrë të gjallë dhe përfaqësuese të frymës së skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

“Tirana art Weekend përpiqet të tregojë qartë se arti bashkëkohor në Shqipëri nuk shfaqet me shpërthime të rastësishme por me një ritëm të qëndrushëm. Synimi ynë të theksojmë se komuniteti artistik funksionon më mirë kur ka komunikim të ndërsjellë”, tha drejtori i Albanian Visual Arts NetWork, Elian Stefa.

Në godinën e ish të përndjekurve, ekspozita e 19 artistëve, e kuruar nga Arnold Braho është një rrugëtim përmes veprave që trajtojnë fëmijërinë, diasporën dhe kujtesën.

“Ky rrjet i gjerë përfshin institucione të pavarura, organizata me histori të ndryshme të cilat krijojnë një pamje të qartë të skenës artistike të artit bashkëkohor. Qendra e këtij edicioni është instituti i integrimit të ish të përndjekurve politikë, një hapësirë e ngarkuar me histori, e cila për herë të dytë mirëpret këto iniciativa, që nuk janë të përhershme në Tiranë”, shtoi Stefa.

Ky udhëtim përmes hapësirave artistike, që mbyll siparin të dielën synon të reflektojë energjinë e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026