Kievi: Bisedimet e paqes me SHBA-në filluan mirë dhe në një atmosferë të ngrohtë
Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Serhiy Kyslytsia ka deklaruar këtë të diele se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas për t’i dhënë fund luftës filluan mirë dhe po zhvillohen në një atmosferë të ngrohtë.
“Ishte një fillim i mirë për takimin që po zhvillohet. Shumë interesant dhe deri më tani konstruktiv. Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mundshëm progresiv”, shkroi Serhiy Kyslytsia në Platformën X.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio pak para se të mbylleshin dyert për fillimin e bisedimeve, deklaroi se bisedimet me delegacionin ukrainas synojnë hapjen e rrugës drejt një Ukraine sovrane.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për t’i dhënë fund luftës. Bëhet fjalë për hapjen e një rruge për t’i mundësuar Ukrainës të mbetet sovrane, e pavarur dhe e begatë”, tha kreu i diplomacisë amerikane në fillim të takimit.
Kreu i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, deklaroi nga ana e tij se dëshiron të diskutojë me amerikanët rreth sigurisë së Ukrainës dhe rindërtimit të vendit. Në një mesazh në platformën X, Umerov shtoi se misioni i delegacionit të tij është të garantojë interesat e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant